-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Skema e evazionit, skemë kriminale”, Kryemadhi thirrje SPAK: Heto!

Kryesoret

E ftuar në “5 pyetjet nga Babaramo”, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i bëri thirrje SPAK-ut të hetoje dhe verifikojë për inceneratorin e Tiranës.

Ajo tha se skema e evazionit, është skemë financiare korruptive e sofistikuar.

“Kjo është një skemë financiare korruptive shumë e sofistikuar por është sa e thjeshtë kur e kupton po aq  sofistikuar për opinionin publik, për mediat. Sepse këto kompanitë fiktive nuk i kanë bërë as ata pensionistët që janë 94-95 vjeç. Sigurisht që këto kompanitë fiktive janë bërë me nënpunës zyrtarë të shtetit shqiptar që janë të lidhur ngushtë me kryeministrin.

Sepse vetëm me një urdhër të kryeministrit, ministrisë së Financave dhe drejtorisë së Tatimeve mund të ndodhë kjo, nuk ndodh në asnjë vend tjetër. SPAK vetëm duhet t’i verifikojë sepse puna e grupit të punës ka qenë e jashtëzakonshme faturë për faturë. SPAK-u vetëm t’i verifikojë dhe nëse merret seriozisht e evazionit fiskal jo vetëm që bllkohet inceneratori Tiranës që merr para përditë megjithësë nuk ka incenerator.

Po përveç kësaj ne duhet të kuptojmë që në të gjithë systemin financiar shqiptar ka një lëvrim të parave të pista të cilat kanë inkriminuar dhe sëmurur sistemin financiar shqiptar po kanë shkaktuar një goditje shumë të madhe në ekonominë shqiptare duke goditur bizneset e ndershme”, tha Kryemadhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit