-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Noka: Salianjit duan t’i mbyllin gojën për “Babalen”

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka ishte sot në krah të Ervin Salianjit në sallën e gjyqit në Apel ku pritej që të jepej vendimi për dosjen “Babale”, por që u shty për në datë 18 korrik.

Deputeti demokrat shprehet se klani Xhafa është hedhur në sulm kundër deputetit Salianji për t’i mbyllur gojën.

“Kolegu Ervin Salianji bëri publik investigimin e gazetarit që provonte se vëllai i “rilindasit” Fatmir Xhafa vazhdonte organizimin e trafikut të drogës.

Me procese gjyqësore të montuara në shkallën e parë dhe në apel, vëllazëria e drogës i është vërsulur deputetit të Partisë Demokratike me akuzën se ai u ka dëmtuar imazhin që me “djersën e ballit” e kanë vendosur në Itali e Venezuelë.

Pjesë e planit për t’i mbyllur gojën deputeti Salianji janë gjyqtarë me lidhje miqësore me klanin Xhafa, agjentë të SHISH, dëshmitarë të rremë e mbi këta qëndrojnë dy narkoshtetarët Edi Rama dhe Fatmir Xhafa.

Ndodh edhe kjo, që një i arratisur ka besim te drejtësia” shkruan Noka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit