-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Raporti i Eurostat, Sula: Shqipëria kap majën në piramidën e kthyer përmbys

Kryesoret

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me raportin e Eurostat, që e rendit Shqipërinë të fundit në rajon për të ardhurat mesatare të disponueshme.

Ai ka thënë se prej raportit del në pah se vendi ynë është i fundit në Europë, madje mbetemi prapa Maqedonisë dhe Serbisë, ndërsa Sula nënvizon se faji është i kryeministri Rama dhe propaganda e tij boshe është hedhur poshtë.

POSTIMI I SULËS:

Shqipëria kap majën në piramidën e kthyer përmbys.

Eurostat e rendit Shqipërinë të fundit në Bashkimin Europian dhe në Ballkanin Perëndimor për të ardhurat mesatare të disponueshme. Sipas statistikave të Eurostat të ardhurat mesatare të disponueshme gjatë vitit 2020 ishin 4,385 PPS (njësi që mat të ardhurat sipas standardit të fuqisë blerëve) për banor.

Të ardhurat mesatare të disponueshme të shqiptarëve të kryeministrit 2 metra janë shumë më të ulëta se mesatarja europiane, duke përbërë vetëm 24.5% të mesatares së BE-së. Sipas Eurostat, në vitin 2020, të ardhurat mesatare të disponueshme ishin mesatarisht 17 871 PPS për banor në BE.

Mbase do të ishte disi e pranueshme që Shqiperia të ishte e fundit në Evropë por me trend rritës. Por vendi ynë është me qytetarët më të varfër edhe në rajon. Më mirë sesa Shqipëria është Maqedonia e Veriut (5,988 PPS) dhe Serbi (6602 PPS).

Edhe publikime të tjera të Eurostat, për të ardhurat për frymë dhe konsumin, Shqipëria ka treguesit më të dobët të standardit të jetesës. Me 32% të mesatares europiane Shqipëria mbetet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë për vitin 2021.

Në treguesin tjetër, atë të konsumit individual për frymë, që mat fuqinë blerëse të qytetarëve të një vendi dhe mirëqenien materiale të tyre, sërish Shqipëria është e fundit, me 39% të mesatares europiane. Bosnja e ka këtë tregues 41%, Maqedonia e Veriut 49, Serbia 52 dhe Mali i Zi 60%.

Eurostat e ka demaskuar këtë qeveri ndaj edhe Kryeministrit në çdo takim në BE i ka mbetur vetëm mburrja për gjatësinë fizike të tij.

Shqipëria i ka të gjitha mundësitë që qytetarët e saj të kenë të njëjtat standarde jetese me vendet e BE. Ne kemi një vijë bregdetare nga më të bukurat. Kemi thuajse 300 ditë në vit ditë me diell. Me toka pjellore dhe njerëz shumë punëtorë. I vetmi element penalizues për shqiptarët është qeveria. Kjo mazhorancë nuk kujdesjen për mirëqenien e qytetarëve të saj por vetëm për një grup 4-5 veta, klientë të qeverisë të cilët tani paratë nuk i numërojnë por i peshojnë.

Çdo ditë e më shumë qytetarët kanë arsye për të dalë në shesh kundër kësaj qeverie dhe të frenojnë babëzinë e tyre.

290141111 436407608493290 6497581026299722137 N

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit