Australia goditet për herë të tretë nga stuhia dhe përmbytjet.
Rreth 50 mijë persona janë evakuar nga shtëpitë e tyre. Rrugët janë bllokuar, disa shtëpi janë nën ujë dhe mijëra kanë mbetur pa energji elektrike.
Rreth 20 persona janë raportuar të vdekur nga përmbytjet.
Më shumë se 100 urdhra evakuimi janë lëshuar në të gjithë Sidnein e Madh për urgjencën aktuale.
Njerëzit në 50 zona të tjera janë paralajmëruar të përgatiten për t’u larguar, pasi disa lumenj të mëdhenj janë duke vërshuar.