-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

I futën te inceneratorët, “pronarët” e firmave te “5pyetjet.al”: Punojmë pllaka dhe beton

Kryesoret

Skema e mashtrimit dhe evazionit fiskal miliona euro me inceneratorët është kryefjalë e dy ditëve të fundit në Shqipëri. Denoncimin me fakte dhe prova e bëri kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ajo renditi 24 firma të përfshira.

Mes tyre është edhe firma “Pëllumbi 2015”. 435968494 lekë është shuma e lekëve që ka xhiruar kjo firmë me fatura fiktive, sipas drejtueses së LSI-së. “5pyetjet.al” i kontaktoi dy zotëritë që lakoi Kryemadhi. Arjan Habibi u shpreh se nuk ka dijeni për asgjë dhe se punon në ndërtim, beton.

Hera e parë që e dëgjoj. Nuk kam dijeni. Fotoja në skemën që është denoncuar është e imja, por nuk kam dijeni. Firmën e kam krijuar unë, pasi në 2015 Pëllumb Hasanit, me të cilin kam punuar 20 vite iu bllokua licenca.

Por vetëm një vit ishte kompania në emrin tim, më pas ia kalova Pëllumbit, e ka ai. Unë punoj në beton, ndërtim. Nuk kam dëgjuar ndonjëherë që të kemi punuar për inceneratorët” tha ai.

“5pyetjet.al” kontaktoi edhe Pëllumb Hasanin, që është pronari i firmës me letra, i cili fajin ia kaloi ekonomistit. “Unë shtroj pllaka. Punoj në Kamzë. Për këtë histori pyet Aliko Agollin, ekonomisti, ai i bën letrat. Unë nuk di gjë” tha Hasani.

“5pyetjet.al” tentoi të kontaktonte me zotin Agolli, që e akuzoi Hasani, por ekonomisti nuk u përgjigj në telefon. Në skemë janë përfshirë shumë emra.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit