-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paloka: Sa herë i plas një superskandal, Rama bën ndonjë zbulim të madh

Kryesoret

Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të fundit të kryeministrit Rama nga Holanda se Shqipëria është prana një zbulimi të madh të naftës dhe gazit. Megjithatë, për Palokën kjo deklaratë bëhet vetëm për të hequr vëmendjen nga afera e inceneratorëve.  

“Shqipëria po zien këto orët e fundit për megaskandalin e inceneratorëve.

Por ndërsa kjo është çështja kryesore që po mundon opinionin publik, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka marrë avionin dhe ndodhet në Holandë.

Prej andej, ai deklaroi se vendi është një prag të një zbulimi të madh, që do ndryshojë të ardhmen e tij. Rama tha se bëhet fjalë për zbulimin e sasive të mëdha të gazit dhe naftës.

Por Edi Paloka thotë se sa herë që shpërthen ndonjë superskandal, Rama bën ndonjë ‘zbulim’.

“Sa herë i plas ndonjë superskandal, Rama bën ndonjë zbulim të madh në krahun tjetër ose shfaq në 3D për publikun ndonjë projekt fantastiko-shkencor…

Sa për dijeni, Shqipëria ka 100 vjet që shfrytëzon burimet e saj të naftës, përfshi dhe këto 10 vite që qeveris Rama, por paratë kanë përfunduar në xhepat e hajdutëve…,” shkruan Paloka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit