Një shofer kamioni që udhëtonte në jug në autostradën Brenner u ndalua për një kontroll nga policia e trafikut në barrierën Vipiteno.
Të fshehura në kabinën e shoferit të kamionit u zbuluan dhe sekuestruan 34 kilogramë kokainë.
Burri, shtetas shqiptar me banim në Itali, u arrestua dhe ndodhet në burgun e Bolzanos.
Kujtom se rreth një muaj më parë ish-kryebashkiaku i Vorës u kap me kokainë dhe atij iu gjet dhe një kamion të cilin e kishte bërë gati për të transportuar drogën.