-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Serbia kërcënon Kosovën me luftë

Kryesoret

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka vazhduar të insistojë se implementimi i vendimeve të mara nga Qeveria e Kosovës për reciprocitet në letërnjoftime dhe për kthim të targave ilegale serbe në ato RKS, është shpallje e luftës.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare, siç ka thënë, të ndalë kryeministrin Kurti dhe të bëjë presion tek ai që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

Në mbledhjen e javës së shkuar, Qeveria Kurti vendosi që aplikojë të njëjtën masë, sikur Beogradi zyrtar, që nuk pranon letërnjoftimin, por në hyrje kosovarët i pajisë me një letër që zëvendëson dokumentet e identifikimit. PO ashtu, Qeveria vendosi t’u japë një afat 2-mujor, të fundit, të gjithë atyre që kanë targa ilegale serbe në emër të qyteteve të Kosovës, që t’i ndërrojnë ato në RKS.

“Kurti dëshiron ta çojë popullin serb në luftë. Dikush po e lë Kurtin të sillet në atë mënyrë që të krijojë një krizë serioze që mund të kërcënojë paqen dhe stabilitetin”, theksoi Petkoviq në një konferencë për media, përcjell mediumi “N1”.

Ai ka shkuar edhe më tej me parashikimet. Ka thënë se Kurti “po përgatit sulm ndaj serbëve”, duke iu referuar kundërshtimit që ata do të bëjnë sa u përket targave që lëshon Serbia në emër të qyteteve të Kosovës.

“Po rrëshqasim drejt një krize serioze sepse Kurti po paralajmëron sulm të madh ndaj serbëve për fund të shtatorit e fillim të tetorit. I bëj thirrje komunitetit që ta marrë për zemër dhe të bëjë presion mbi Prishtinën. Mund ta bëjë këtë dhe ne e kemi parë”, ka theksuar Petkoviq.

Më herët, edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi ka përdorur deklarata luftënxitëse. Ka thënë se “Serbia do të përgjigjet me goditje vdekjeprurëse”.

Deri më tash, shumë vende ndërkombëtare i kanë dhënë të drejtë Qeverisë Kurti të vendos rend e ligj edhe sa u përket targave në veri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit