Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka publikuar sot edicionin e 22-të të përmbledhjes për Pulsin Publik. Në të dhënat e bëra publike nga UNDP ka një rënie të kënaqëshmërisë me punën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, nga 53.2 sa kishte qenë në vitin 2021 ka rënë në 52.6.
Rënie ka pësuar edhe kreu i Kuvendit, Glauk Konjufca, meqë në vitin 2021 niveli i kënaqshmërisë me punën e tij kishte qenë 55.4 % derisa këtë vit është 54.4%.
Vërehet një rritje e kënaqëshmërisë për presidenten e vendit, që ka shkuar nga 55.2 % sa kishte qenë në vitin 2021 në 58.4 për këtë vit.
Në vijim janë disa nga gjetjet kryesore: