Në tryezën e fundit para protestës ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar se sa lehtë e ka pasur qeveria që të manipulojë njerëzit e thjesht dhe ti përfshi ata në afera të mëdha si ajo e incerenatorëve.
“Qytetarët janë njohur tashmë me mënyrën e paimagjinueshme të vjedhjes së parave të thesarit të shtetit duke shpallur biznesmenë njerëz të moshuar në azile, njerëz të cilëve u kanë vjedhur kartat e ID, njerëz që nuk kanë asnjë lidhje, por vetëm një fat, mafia qeveritare e djegësave ka vendosur t’i përdorë ata për të vjedhur gjatë kësaj periudhe 60 milionë euro.
Ndërkohë që qytetarëve që përballen me rritje të papërmbajtshme të çmimeve nuk u kompensohet një qindarkë e vetme”, tha Berisha.
Sipas tij, në këtë periudhë krize të madhe Edi Rama nuk njeh kufij me vjedhjet e tij dhe me kabinetin e tij.
“Çon te Zoto, Mërtiri te ushtarët e vet të hajnisë me aferën e djegsave çdo ditë 80 mijë euro për të treguar karakteri qesharak të procesit të hetimit që zhvillohet sot ndaj kësaj afere,” është shprehur ai.