-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Afera e inceneratorëve, Shehaj: Kjo është arsyeja pse Rama do të bëjë amnistinë fiskale

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Agron Shehaj është shprehur se amnistia fiskale është një tjetër lëvizje me të cilin Rama do të shpëtojë të përfshirët në aferën e inceneratorëve.

Po ashtu Shehaj ka akuzuar dhe prokurorinë pasi kjo fundit nuk ndoqi deri në fund zinxhirin e transaksioneve të kompanive fantazmë.

“Hetimi i prokurorisë për këtë skemë dhe vendimi gjyqësor i dalë pas tij nuk është drejtësi, por përpjekje për të varrosur drejtësinë. Fakti është se autoret e vërtetë te kësaj skeme evazioni nuk janë personat e dënuar, të cilët hapen kompanitë fiktive. Këta ndonëse kane përgjegjësitë e tyre, janë më së shumti punëtorë, lavazhierë dhe kamarierë te përdorur,” është shprehur Shehaj.

“Prokuroria nuk e ndoqi zinxhirin e transaksioneve deri në fund. Kujt i faturuan qindra milionë euro kompanitë Lumi 06, Koleci 2003, Sopotonia, Froggy dhe shumë kompani të tjera fantazmë? Sigurisht që ja u faturuan klientëve të tenderave që jep qeveria,” ka shtuar ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit