-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Euro shkakton alarm në Kosovë

Kryesoret

Efektet anësore negative të luftës së paprecedentë që Rusia ka nisur në Ukrainë, kanë filluar të vërehen tashmë ndjeshëm në Evropë, përfshirë edhe Kosovën. Përveç çmimit të karburanteve që ka prekur pothuajse 2 euro për litër, gjë për të cilën është dashur të ndërhyjë edhe shteti në caktimin e një tavani për atë se sa do të kushtojë një litër naftë apo benzinë, janë rritur ndjeshëm edhe çmimet e gjërave esenciale.

Si rezultat, me rroga të pandryshuara si në sektorin publik po ashtu edhe në sektorin privat, një qytetar i Kosovës sot me 20 euro mund t’i blejë përafërsisht gjërat që para një viti i kishte blerë me vetëm 10 euro.

Organizata financiare ndërkombëtare si Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore kanë parashikuar që Kosova gjatë vitit 2022 do të ketë një rënie të ndjeshme të rritjes ekonomike derisa sipas të dhënave të tyre inflacioni ka prekur 10 %, shifër kjo alarmante.

Për këtë çështje partitë opozitare kanë ftuar edhe diskutime në Kuvendin e Kosovës e ku kanë propozuar edhe zgjerim të listës së gjërave esenciale që do t’iu reduktohet TVSH-ja, madje PDK-ja ka propozuar që të largohet komplet tatimi mbi vlerën e shtuar për produktet bazë. Por as Rezoluta e LDK-së e as propozimi i PDK-së s’kanë gjetur dritën e zbatimit në praktikë, meqë Qeveria e Kosovës është e prerë që të mos e zvogëlojë akcizën për naftën e as të reduktojë TVSH-në për produktet bazë, me arsyetimin se situata gjithandej nëpër rajon dhe Evropë është e njëjtë, shkruan Gazeta Express.

Kësaj situate i shtohet edhe kriza me të cilën tashmë po përballet EURO, e vetmja valutë e Bashkimit Evropian të cilën e shfrytëzon edhe Republika e Kosovës. Euro ka rënë në nivelin më të ulët të saj prej 20 vjetësh, derisa frika për recesion në zonën EUR është rritur me çmimet e gazit që vazhdojnë të rriten dhe me luftën në Ukrainë që s’jep sinjale të zbutjes.

Euro ka rënë me 1.5 % dhe tashmë ka arritur në 1.0265 dollarë, derisa indeksi i dollarit është rritur me 1.29 %.

Inflacioni ë Eurozonë ka arritur një rekord prej 8.6% në qershor, duke bërë që Banka Qendrore Evropiane të njoftojë paraprakisht tregjet për synimin e saj për të rritur normat e interesit për herë të parë në 11 vjet në takimin e saj të korrikut.

Megjithatë, frika në rritje për një recesion mund të kufizojë kapacitetin e bankës qendrore për të shtrënguar politikën monetare. Indeksi Ekonomik Sentix i korrikut të hënën tregoi se morali i investitorëve në të gjithë zonën e euros me 19 vende ka rënë në nivelin më të ulët që nga maji 2020, duke treguar drejt një recesioni “të pashmangshëm”.

Inflacioni rekord në Evropë është nxitur nga rritja e çmimeve të gazit gjatë muajve të fundit.

Çmimet e gazit natyror në Evropë të kanë vazhduar rritjen, duke u ngjitur në nivelet më të larta të papara që nga fillimi i marsit, pasi grevat e planifikuara në Norvegji shtuan problemet e tregut për shkurtimet e furnizimit rus. Çmimi i gazit në muajin e parë në qendrën holandeze TTF, një pikë referimi evropiane për tregtimin e gazit natyror, për herë të fundit është rritur me 7.8% në 175.5 euro (180.8 dollarë) për megavat-orë.

Të gjithë këta faktorë janë bashkuar për të goditur fort euron. Monedha e eurozonës ka humbur mbi 9% të vlerës së saj ndaj dollarit që nga fillimi i vitit.

Euro gjithashtu ka rënë në mënyrë të pjesshme kundrejt sterlinës për t’u tregtuar me 0,8582 £ nga mesi i pasdites dhe ka rënë me rreth 1,4% kundrejt jenit japonez, vetë pranë niveleve më të ulëta disa dekadash kundrejt një dollari të rigjallëruar./GazetaExpress/

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit