-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Në mes të luftës, Putin fillon të arrestojë edhe këshilltarët e tij

Kryesoret

Bota akademike ruse u trondit dje nga arrestimi i atij që cilësohej si një nga ekonomistët më të njohur të vendit, nder te tjerat këshilltar i presidentit Vladimir Putin.

Behet fjalë për Vladimir Mau, anëtar bordi i Gazprom dhe kreu i Akademisë Presidenciale të Ekonomisë dhe Administratës Publike, instituti që ka formuar pjesën më të mirë të drejtuesve pas rënies formale të komunizmit.

Pikërisht Mau ishte një nga bashkëpunëtorit e ish-kryeministrit ekonomist Yegor Gaidar, që teorizoi terapinë e shokut”, që për disa varfëroi shtresat e mesme por për të tjerë shpëtoi vendin nga kolapsi në vitet ’90.

Mau akuzohet për mashtrim dhe përvetësim fondesh nga Instituti që drejton, sipas akuzës rreth 4000 mijë dollarë.

Arrestimi i bujshëm vjen si pasojë e një hetimi antikorrupsion që ka vënë në pranga edhe një ish zëvendësministre të Arsimit, Marina Rakova, dhe personalitete të ndryshme akademike.

Sipas kritikëve, në fakt akuzat për korrupsion janë një fasadë të cilën Putin fsheh vullnetin e tij për të izoluar pjesën liberale të akademisë ruse, që mund të kundërshtojë hapur gjendjen ku ndodhet vendi pas vendimit të pushtimit të Ukrainës në shkurtin e kaluar, që praktikisht ka izoluar Moskën zyrtare nga tregjet perëndimore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit