Nesër Sali Berisha do të tregojë forcën, të paktën me numrin e pjesëmarrësve në protestën përpara Kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.
Një ditë para protestës, Kryeministria ka marrë masat sikur ndodh në çdo protestë.
Puna ka nisur nga zhvendosja e kërpudhës, një vepër dhuratë nga autori Carsten Höller, dhuruar kryeministrisë gjatë vizitës së tij në Tiranë. Pritet që të blindohet edhe hyrja e selisë së qeverisë.
Masat do të jenë të shtuara nesër dhe numri i efektivëve në gatishmëri pritet që të jetë gati një mijë.