-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bordi “vë dorën në zemër” për shqiptarët, ul sërish çmimin e karburanteve

Kryesoret

Bordi i Transparencës ka ulur sërish çmimin e karburanteve, për herë të tretë në tre ditët e fundit.

Çmimi i naftës është ulur në 235 lekë për litër, benzina do të shitet me 227 lekë për litër, ndërsa gazi me 81 lekë për litër.

Këto çmime do të jenë në të gjitha pikat e karburantit që prej orës 18:00.

Bordi i Transparencës në datë 7 Korrik 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 235 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 223 lekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 227 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 215 ekë/litër.
✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 81 lekë/litri dhe i shitjes me shumicë 69 Lekë /litri.

🗓Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Korrik ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

⚠️Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.

🚫Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

🛢Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit