Kryeministri britanik Boris Johnson ka dhënë zyrtarisht dorëheqjen pasi vetë pala konservatore e partisë së tij iu vu kundër javët e kaluara.
“Është e qartë vendimmarrja e Partisë Conservatore që duhet të ketë një lider të ri dhe si pasojë një kryeministër i ri,”, ishin fjalët e para të Johnson, që shtoi se ai do të mbajë postin deri në zgjedhjen e liderit të ri të partisë së tij.
Kulmi i krizës së ekzekutivit britanik dhe sinjali se fati i kryeministrit ishte i shënuar erdhi dy ditë më parë kur Rishi Sunak, ministër i financave dhe Sajid Javid, sekretar për Shëndetësinë dhe kujdesin social dhanë dorëheqjen brenda pak minutave mbrëmjen e së martës, me pretendimin se kishin humbur besimin tek Johnson, ndërkohë që të njëjtin shembull ndoqën edhe anëtarë te tjerë më të rinj të qeverisë.
Sipas burimeve, Johnson ka tentuar të zëvendësojë ministrat e dorëhequr por asnjë brenda partisë ka pranuar të sakrifikohej për një lider që tashmë shihet si i “shkurorëzuar”.
Opozita e brendshme ndaj Johnsson erdhi pas zemërimit për skandalin e festave në pandemi dhe pas neglizhencës ndaj akuzave kundër ish shefit të grupit parlamentar, Chris Pincher, për sjellje të pahijshme.









