Në interpelancën me ministren Balluku u përfshi edhe Ulsi Manja, i cili debatoi me Xhelal Mziun, i cili kishte thirri interpelancën.
Manja u shpreh se po tentohet të lihet në bixhoz Shqipëria, ashtu si u bë edhe me PD-në. “Siç keni lënë në bizhoz PD-në me tre shtat, kërkoni të lini në bixhoz edhe Shqipërinë”.
Më tej, Manja e quajti Mziun kukuvajkë. “Tha Rruga e Arbrit është rruga e vdekjes, kukuvajkë është ai që mbjell vdekje”.
Ndërkohë, Mziu reago duke i thënë Manjën se nuk është i mirëpritur në Dibër. “Këtë herë ty të larguan disa dibranë, të cilët ti e di shumë mirë se kush janë”, tha Mziu.









