Presidenti i Republikës, Ilir Meta dekoroi me titullin “Mjeshtër i Madh” doktorin Arben Rrugia për vlera të larta profesionale dhe njerëzore në shërbim të shoqërisë.
“Me një kontribut të vyer si obsteter- gjinekolog, drejtues i spitaleve të rëndësishme në Shqipëri, nismëtar dhe krijues i urave të bashkëpunimit me strukturat spitalore më të njohura në mbarë botën, për veprimtarinë e ndritshme në mjekësi dhe humanizmin, për vlerat e larta profesionale e njerëzore, doktor Arben Rrugia është vlerësuar nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”, në prani të familjarëve dhe miqve“ thuhet në motivacion.
Përgjatë ceremonisë së dekorimit, doktori falenderoi të afërmit dhe gjithë të pranishmit në ambientet e presidencës.










