Presidenti Ilir Meta përmes një postimi në Facebook ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.
Meta shprehet se ka një urim të përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi duke bërë thirrje të mos harrohet mesazhi i kësaj feste.
“Tek Zoti nuk arrin as mishi dhe as gjaku i kurbanëve Tuaj, por tek Ai arrin devotshmëria dhe përkushtimi Juaj”. – Kuran. Gëzuar Kurban Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë dhe mbarë popullin shqiptar!
Me urimin e përzemërt për sa më shumë paqe, begati, solidaritet dhe mirësi në familjet Tuaja, të mos harrojmë mesazhin e kësaj feste të shenjtë se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, sinqeriteti dhe devotshmëria janë ndër veprat më të pëlqyeshme të Zotit. Adhurim dhe lutje të pranuara!”, shkruan Meta.