Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e para të ditës së premte. Një banesë në lagjen e Ali Demit është përfshirë nga flakët dhe është djegur plotësisht.
Nga raportimet e para është mësuar se në banesë janë ndodhur gjyshja me foshnjën 6-muajshe. Ato janë nxjerr me shenja jete nga shtëpia, por foshnja ka humbur jetën në spital.
Mësohet se gjyshja, e identifikuar me inicialet J.L. ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Dy zjarrfikëse kanë mundur t’i shuajnë flakët që ranë në banesë gjatë natës, ndërsa gjatë operacionit për shpëtimin e foshnjës, dy zjarrfikës kanë rrezikuar asfiksinë.