-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fuga: Na jepni vetëm një gjë: Të drejtën për të mos ju besuar

Kryesoret

Nga Artan Fuga

Nga ’90 e këtej,

na premtuan se do të jemi pjesë e Evropës,

gënjeshtër,

se do të kemi një shqiptar të shkolluar dhe kulturuar,

rrenë

se do të jemi një shoqëri me individë të lulëzuar ekonomikisht, me pronë të njohur, me inciativë të lirë,

dokrra,

se do të jemi të barabartë para ligjit,

hahaha, tallje e denjë për komikë,

se do të zgjedhim vetë liderat, pushtetarët, udhëheqësit që do të ndryshohen sipas vullnetit popullor,

mashtrim i hidhët,

se administrata dhe drejtësia do të jenë të pavarura nga politika,

shiheni me sy çfarë manipulimi,

se do të bashkoheshin trojet,

çfarë deliri na futën në kokë, se qytetari do të informohej nga mediat e lira,

na helmojnë me propagandë.

A nuk ka ardhur koha të mendojmë se përse na kanë rrejtur, përse i hamë këto rrena?

A nuk është çasti i madh të mos besojmë?

Nuk ka ardhur momenti të kërkojmë të drejtën për të mos u besuar?

Nuk ka ardhur momenti,  të kërkojmë jo ëndërra në diell, as t’i besojmë atyre që na serviren, por të kërkojmë të drejtën tonë për të ushtruar kompetencën e kritikës, të kërkojmë vetëm një gjë:

Na lini të drejtën e mosbesimit te ju!

Të fitojmë të drejtën e të mos qënit të vetëmashtruar?

Kundër utopive të realizuara nga heronjtë apo nga turmat, aq e rrënjosur në atë që u quajt ADN e shqiptarit, dhe të kërkojmë të drejtën e dhënies me kontratë të anullueshme në çdo çast nga qytetari për pushtetarë të dobët, jo prijës, jo utopistë, por thjesht shërbëtorë që t’i heqim kur duam?

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit