-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tronditëse! Pleqtë blenë varret me shpërblimin e Vitit të Ri, varrmihësit i mashtruan

Kryesoret

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar burg për gjashtë personat e arrestuar për skandalin e varrezave në kryeqytet. Vendimi pritet që të jepet pas pak nga gjyqtari. Dy persona janë ende në kërkim për këtë dosje.

Në seancë janë zbardhur detaje të tjera nga skema e funksionimit të këtij grupi kriminal me në krye drejtorin e varrezave të Tufinës, Eljodor Ndini. Brenda dosjes me prova, foto, video e përgjime, ndodhet edhe denoncimi i një gruaje të moshuar që ka treguar se bashkë me burrin tre vite më parë ka parablenë dy varreze me lekët e shpërblimit të festave.

Çmimi ishte 500 mijë lekë. Varrmihësit bënin zhvendosjen e personave që kanë ndërruar jetë më herët, kufomat e të cilëve do të cilëve i fusnin në varrezat murale. Por i morën lekët dhe nuk e mbajtën fjalën.

“Në 30 Maj të 2022 në drejtorinë  e Policisë së Tiranës është paraqitur Mediga Sula, e datëlindjes 1941. Në kallëzimin e saj në fjalë ka shpjeguar se para tre vitesh  ka qenë e interesuar për dy varre, një për vete dhe një për bashkëshortin e saj.

Po në atë periudhë në muajin shtator, ajo është takuar me një person me emrin Bujar, shofer në varrezat e Tufinës. Bujari i ka thënë se njihte një përgjegjës te varrezave te Tufinës, dhe bashkë do të flasin për të gjetur vendet e varreve që Sula po kërkonte.

Më pas këllëzuesja bashkë me bashkëshortin e saj, Adin dhe Bujarin janë takuar dhe varrezat, dhe Adi i ka treguar dy varre të vjetër, dhe i ka thënë se kanë kufoma brenda, do ti hiqte dhe ti fuste në vendet murale. Do ta rregullojmë me bordurë sipër, do të shkruaj edhe emrat dhe do e mbarojmë këtë punë, pasi të më japësh 500 mijë lekë të vjetra.

Në muajin Dhjetor të 2019 pasi ka marrë shpërblimin e vitit të ri dhe me kursimet që kishte grumbulluar, i ka plotësuar 500 mijë lekët, dhe ia ka dorëzuar Bujarit në makinën e tij. Por pas 6 muajsh Medihaja, ka zbuluar se premtimi nuk është mbajtur nga personat të cilët u morën ryshfet” thuhet në denoncim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit