Në portin e Durrësit u ankorua sot superjahti ”Moonrise” në pronësi të themeluesit të WhatsApp-it, Jan Koum.
Edi Rama publikoi në rrjetet sociale foto të këtij jahti i cili nga porti i Barcelonës në Spanjë mbërriti në portin e Durrësit në Shqipëri.
Me një gjatësi prej rreth 100 metrash, mjeti lundrues super luksoz është prodhuar në vitin 2020, në një kantier në Holandë. Ai u ankorua rreth orës 09:30.
“Ky është superjahti ‘Moonrise’ i themeluesit të WhatsApp-it Jan Koum i cili është ankoruar mëngjesin e sotëm në portin e Durrësit”, shkruan Rama.