Komuniteti Mysliman Shqiptar ka uruar besimtarë për festën e Kurban Bajramit.
KMSH ka njoftuar se besimtarët se falja do të kryhet në Sheshin Skënderbeu.
“Kurbani na dëshmon se sakrifica, durimi dhe dhembshuria njerëzore, janë punët më të pëlqyeshme te Zoti. Kush ka mundësi le të presë Kurban vetëm për Hir të Zotit, e kush nuk ka inshAllah i mundësohet sa më shpejt.
Silluni mire me njëri-tjetrin. Shtrini dorën e vëllazërmit ndërmjet jush. Duajeni njëri-tjetrin për hir të Zotit. Jini mbështetje për të varfërit.
Bëhuni inkurajues për të sëmurët, dhe rrezatoni shpresë e gëzim te fëmijët”, është shprehur kreu i KMSH, Bujar Spahiu.