-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Dervishi: 13 hijet e fjalës gazetar

Kryesoret

Nga Lutfi Dervishi

Gazetar duket se sot mund të quhet kushdo, mjaft të shkruajë dhe të publikojë mendimet e tij! Interneti dhe rrjetet sociale e kanë popullarizuar kaq shumë emrin gazetar sa po venitet kuptimi, misioni dhe thelbi këtij profesioni!

1. Gazetar, ai që mbledh, përpunon, verifikon dhe raporton informacion për publikun! Më të mirët e kësaj kategorie janë “gazetarët investigative!

2. Redaktor: personi që ndihmon gazetarin dhe vendos për publikim e materialit tij bazuar në standartet profesionale!

3. Opinionist: njeri që ka një opinion të tijin për çështje të caktuara, është partizan i një çështje, partie, ideologjie. Opinionist gjen argumenta në favor të qëndrimit të tij. Opinionisti është i anshëm! Për opinionistin nuk kanë rëndësi faktet! Kur faktet janë kundër bindjeve të tij, “ndryshon” faktet!

4. Komentator: njeri që flet qesim për çdo gjë pa u kujdesur as të gjejë informacione që mbështesin qëndrimin e tij!

5. Analist: shqyrton dhe analizon ngjarje të ditura, por bazuar mbi informacione të verifikuara. Analisti e ka për detyrë të jetë i pa anshëm! Faktet që analizon mund t’a çojnë në përfundime që nuk i pëlqejnë, por ndryshe nga opinionisti, analisti nuk “ndryshon” faktet, por injoron opinionin e tij!

6. Editorialist: ai që shkruan qëndrimin “zyrtarët” të emisionit/medias! Kryesisht është anonim!

7. Publicist: njeri që shkruan çfarë mendon për çështje të historisë, aktualitetit dhe ardhmërisë! Publikimet e tij janë një koktejl i meditimit, esesë, poezisë, hartimit, ditarit, përsiatjet…

8. Ndikues: person që ka aftësinë të bindë ata që e ndjekin në rrjete sociale për çështje të ndryshme që nga ato të shëndetit, stilit të jetesës, gatimit, shitblerjes etj.

9. Kritizer: njeri që vendos lupën dhe gjen të keqen kudo, kurdo dhe për këdo!

10. Mikrofonmbajtës: ata që mbajnë mikrofonin dhe bëjnë pyetje që ua kanë dhënë të tjerët! Mund të mbajnë edhe 2-3 mikrofonë!

11. Moderator: person që kujdeset të moderojë një çështje që diskutohet duke mbajtur balancë, por edhe duke bërë pyetje sfiduese! Ky është përcaktimi teorik! Praktikisht shumica e moderatorëve “ndërtojnë panele” me opinionistë dy-tre të një krahu përballë dy-tre të krahut tjetër! Mbizotëron kultura e kacafytjes! Si rregull flasin dy ose tre të ftuar në të njëjtën kohë!

12 Folës: personi që lexon në prompter tekstin që ka shkruar redaktori dhe përcjell te publiku lajmet që i kanë përgatitur gazetarët!

13. Gjobvënës: shkrim/kronike/koment i bërë me porosi, me pseudonim ose anonim, për të çuar një mesazh të drejtëpërdrejtë ose të kodifikuar! Materiali në të shumtën e rasteve ka tone parimore dhe investigative. Si rregull investigimi mbyllet kur mesazhmarrësi reflekton!

Pra gazetar është vetëm një, 12 të tjerët janë për t’i bërë hije dhe njolla!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit