Një i moshuar i denoncuar i larguar nga shtëpia është gjetur mëngjesin e sotëm i mbytur në një kanal në fshatin Vidhishtë, Roskovec.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune.
“Sot më datë 09.07.2022, në fshatin Vidhishtë, Roskovec, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i mbytur në një kanal me ujë, shtetasi B. B., 67 vjeç, banues në Roskovec.
Nga këqyrja paraprake e trupit të 67-vjeçarit, nuk konstatohen shenja dhune.
Ky shtetas është shpallur në kërkim më datë 07.07.2022, nga Komisariati i Policisë Fier, për largim nga banesa” njofton policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.