-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E vrau marinsi! Trupi i ish-kryeministrit çohet në shtëpi, Japonia: S’i dorëzohemi dhunës

Kryesoret

Një autokolonë që mbante trupin e ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe mbërriti në shtëpinë e tij në Tokio. Anëtarët e Partisë së tij Liberale Demokratike (LDP) në pushtet, të veshur me të zeza, u rreshtuan për të bërë nderimet e tyre. Varrimi i Abe do të bëhet të martën.

Abe u qëllua për vdekje teksa fliste në një aktivitet të fushatës politike të premten në mëngjes në qytetin jugor, Nara. Autori ishte Tetsuya Yamagami, 41 vjeç. Yamagami ka pranuar se e ka qëlluar me një armë artizanale.

Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij në moshën 67-vjeçare ka tronditur thellësisht një vend ku krimi me armë është shumë i rrallë.

Kryeministri Kishida, gjithashtu një anëtar i LDP-së, tha se ai ishte “thjesht pa fjalë”, duke u zotuar se demokracia e Japonisë “nuk do t’i dorëzohej kurrë dhunës”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit