-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mali i Zi dhe Shqipëria nisin negociatat për ndërtimin e një pike të re kufitare

Kryesoret

Qeveria e Malit të Zi ka miratuar një dokument me anë të të cilit nisin negociatat me Shqipërinë për ngritjen e një pike të re kufitare mes dy vendeve.

Pika kufitare planifikohet të ngrihet pranë Ulqinit dhe Velipojës, në zonën midis Sveti Nikola (Mal i Zi) dhe Pulaj (Shqipëri).

Media malazeze shpjegojnë se arsyet e propozimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Malit të Zi dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për hapjen e pikës kufitare Sveti Nikolla, është lehtësimi i lëvizjes së qytetarëve ndërmjet dy shteteve dhe për të lehtësuar trafikun përtej kufirit të përbashkët shtetëror.

Sa i përket parametrave teknike të pikës doganore, ato do të përcaktohen nga Komisioni i Përbashkët i palëve nënshkruese.

Në dokumentin e miratuar nga qeveria malazeze, sqarohet se pika e re kufitare do të nisë funksionimin pas ndërtimit të lidhjes së rrugës rrugore Ulqin – Sveti Nikolla – Pulaj – Velipoj, ndërtimin e pikës së përbashkët kufitare dhe plotësimin e kushteve për funksionimin normal të shërbimeve kufitare të vendet nënshkruese

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit