-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shuhet aktori legjendar

Kryesoret

Aktori Tony Sirico, i njohur më së shumti për rolin e tij në “The Sopranos” ka vdekur në moshën 79-vjeçare. Sirico lindi në Brooklyn, Nju Jork, dhe u arrestua 28 herë duke kaluar dy periudha në burg.

Ai portretizoi në mënyrë të paharrueshme Paulie “Walnuts” Gualtieri, një mafioz imagjinar që luan një rol kyç në një rrjet të krimit të organizuar në shtetin amerikan të Nju Xhersit.

“Tony ishte si askush tjetër: ai ishte po aq i ashpër, besnik dhe me zemër të madhe sa kushdo që kam njohur ndonjëherë” ishte njëri nga mesazhet e miqve të tij pas vdekjes.

Sirico ishte 55 vjeç dhe flinte në një krevat fëmijësh në shtëpinë e nënës së tij në Brooklyn, kur iu caktua roli ikonik. Ai luajti gangsterë në më shumë se një duzinë filmash të tjerë të mafias, duke përfshirë Goodfellas të Martin Scorsese.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit