-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Basha-Alibeaj mesazh shqiptarëve: Bëjeni zemrën e gjerë

Kryesoret

Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajramin. Në një postim në Facebook, ai shkruan se kjo festë dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti.

“Mesazhi i Kurban Bajramit dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti.

Të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë, nga zemra ju uroj, Gëzuar Festën e Sakrificës, këtë kremtim të shenjtë të fuqisë së besimit tek Krijuesi.

Sjelltë kjo festë sa më shumë gëzim, hare, shëndet e harmoni, për gjithsecilin prej jush dhe familjet tuaja! Zoti qoftë pranë shqiptarëve, u lehtësoftë ditët e vështira e u ndriçoftë të ardhmen” shkruan ai.

Edhe kryetari i grupit të PD-së, Enkelejd Alibeaj ka një urim. “Gëzuar Kurban Bajramin, për të gjithë besimtarët myslimanë e të tjerë që porsi ata sot festojnë!

Gëzuar për njerëzit që sakrifikojnë çdo ditë e përballen me vështirësite, pa harruar se përkushtimi ndaj vlerave njerëzore, mirësia, dhimbsuria pë tjetrin dhe vullneti për të bërë mirë në këtë botë është kuptimi i jetës.

Gëzuar për ata që veç sakrificës së tyre mendojnë e tregohen bujarë e zemërgjerë, me më të varfrit, jetimët, të dobëtit e të vetmuarit.

Për të gjithë ju, sjelltë kjo festë, paqe e lumturi në zemrat tuaja e dashuria për tjetrin qoftë udhërrëfyese përherë. Gëzuar e me fat Kurban Bajramin”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit