-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Franca konsideron shkurtimin e plotë të gazit rus

Kryesoret

Ministri francez i Ekonomisë dhe Financave, Bruno Le Maire, paralajmëroi për probabilitetin jashtëzakonisht të lartë që Moska të ndalojë plotësisht furnizimin me gaz në Evropë.

Ai e tha këtë të dielën në një forum ekonomik në qytetin Aix-en-Provence, raporton “Politico”.

“Le të përgatitemi për një ndërprerje të plotë të furnizimeve me gaz rus. Sot, ky është opsioni më i mundshëm”, theksoi Le Maire.

Ministri vuri në dukje se qeveria franceze po punon për identifikimin e kompanive që duhet të kenë mbrojtje prioritare në rast të ndërprerjeve të furnizimit me gaz.

Si shembull i kompanive që nuk duhet të privohen nga furnizimi me gaz edhe në rast emergjence, Le Maire përmendi prodhuesin e madh të materialeve të ndërtimit Saint-Gobain.

Qeveria franceze ka propozuar një sërë masash për të menaxhuar ndërprerjet e mundshme të gazit, duke përfshirë mundësinë e rekrutimit të termocentraleve me gaz si pjesë e një propozimi më të gjerë legjislativ për fuqinë blerëse.

Projektligji do të debatohet në Asamblenë Kombëtare të Francës javën e ardhshme.

Më herët në korrik, kreu i Komisionit Evropian paralajmëroi për rrezikun e një ndalimi të plotë të furnizimeve me gaz rus në BE.

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), Fatih Birol, këshilloi Evropën që të përgatitet urgjentisht për faktin se Rusia do të ndërpresë plotësisht furnizimin me gaz në dimër.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit