-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Thellohen protestat kundër propozimit francez në Maqedoninë e Veriut

Kryesoret

Në Maqedoninë Veriore këtë të diele të 10 korrikut do të vazhdojnë protestat kundër propozimit francez, përmes së cilit hiqet vetoja bullgare dhe Maqedonisë së Veriut i hapet rruga për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, raporton TV 21.

Mirëpo, opozita maqedonase dhe shoqata të ndryshme qytetare janë kundër këtij propozimi andaj tanimë për një javë po protestojnë duke theksuar se ky propozim ka si synim bullgarizimin dhe asimilimin e maqedonasve.

Edhe sot thirrja për protesta është me moton dhe porosinë e ngjashme.

“Vazhdojmë më masovisht dhe më në numër kundër bullgarizimit dhe asimilimit të hapur.Të bashkohemi nën gjuhën maqedonase që dimë. I bëjmë thirrje çdo familjeje që të shpalosë flamurin maqedonas në ballkonin apo dritaren e tyre, thotë “Ultimatum, JO faleminderit”.

Protesta nis në orën 19:00 para Qeverisë, më pas para Ministrisë së Drejtësisë, dhe në fund para Kuvendit.

Ndërkohë, në Kuvend të hënën do të zhvillohet një takim bashkërendues mes shefave të grupeve parlamentare dhe kryeparlamentarit Talat Xhaferi, ku në rend dite pritet të diskutohet edhe informata për propozimin francez, që tashmë ka hyrë në procedurë parlamentare.

Disa të shtëna me armë zjarri dhe gjuajtje të mjeteve të forta, kanë shoqëruar protestën e së mërkurës së javës së kaluar në Shkup.

Kryeministri i Maqedonisë Veriore, Dimitar Kovaçevski, gjatë një konferencë të përbashkët me kryetarin e Këshillit Evropian Charles Michel, javën e kaluar tha se “propozimi francez” është baza e çështjes jashtëzakonisht të rëndësishme të progresit dhe sigurimit të asaj që kemi pritur për 17 vjet.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit