-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Amfiteatri në koncesion, Duma: Masakër historike! Çfarë duhet pritur akoma?

Kryesoret

Deputetja e PD-së, Grida Duma ka reaguar në Facebook pas vendimit të qeverisë për të dhënë me koncesion Amfiteatrin e Durrësit.

Ajo është shprehur se kjo është një masakër që po i bëhet Durrësit.

Sipas Dumës, me këtë qeveria ka legjitimuar koncesionin me dështimin, duke theksuar se shkatërruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitokë.

“MASAKËR HISTORIKE MBI MIJËRA VITE QYTETËRIM QË I SHPËTUAN MËSYMJEVE DHE LUFTRAVE QË TË SHQYHEN SOT NGA BARBARIZMI QEVERISËS.

I paska ardhur radha konçensionimit të Amfiteatrit të Durrësit!!!

E masakruan çdo vlerë të Durrësit antik që në fund ta konçensionojnë dhe Amfiteatrin.

Legjitimuan konçensionimin me dështimin?!!

Praktikisht argumentuan se meqënëse këta kur e zbulojnë arkeologjinë e marrin me kamiona dhe e hedhin në det siç dëshmojnë durrsakët.

Kur e zbulojnë murin antik e murosin në themelet e betonit komercial, kur e zbulojnë qytetin antik para Torrës, i hedhin beton dhe e djegin duke e shkatërruar pasurinë e nëntokës!!!

Këta janë ata që do t’i besohet ta lëshojnë me konçension për ta shpëtuar Amfiteatrin e Durrësit?!

Këta që masakruan çdo pasuri nëntoke dhe mbitoke?!

Këta që nuk lanë asnjë gjurmë të sheshit kalldrëm, të vollgës së trashëguar si koncept i një qyteti portual!

I masakruan për t’i konçensionuar nga pasuri e paçmueshme në copëtime dy lekëshe.

Çfarë duhet pritur akoma, e pse pritet akoma!!”, shkruan Duma.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit