Nënkryetari i LSI-së, deputeti Petrit Vasili ka postuar në faqen e tij në Facebook një video ku gazetari Kastriot Myftaraj, që vdiq ditën e enjte, parashikoi që në 13 qershor atë që ndodhi në Sri Lanka ditët e fundit, ku populli i revoltuar nga kriza u fut brenda pallatit presidencial nga shpërthimi i zemëratës.
“Shiheni te gjithe ju lutem kete VIDEO. Eshte e dates 13 qershor 2022! Gazetari i ndjere Kastriot Myftari, disa jave perpara shperthimit te revoltes ne SRI LANKA, bente kete analize dhe parashikim, qe me i qarte nuk behet.
Çfare ndodhi ne SRI LANKA, ngjashmeria tronditese me Shqiperine si dhe prania e Sorros ne menyre identike ne te dy vendet flasin shume. Shiheni dhe le te reflektojme te gjithe se bashku sot, sepse neser do te jete shume vone. SRI LANKA eshte nje tragjedi ekonomiko- sociale e paralajmeruar edhe per Shqiperine” shkruan Vasili.