-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush janë 10 kriminelët më të rrezikshëm në Shqipëri?

Kryesoret

10 të burgosur e të paraburgosur në Shqipëri janë të izoluar në regjimin e ashpër “41 bis”, ku secili është i vetëm në një qeli dhe nuk ka asnjë mundësi komunikimi, jo vetëm me të dënuar të tjerë, por as me jashtë. Regjimi zgjatet deri në 1 vit dhe vendoset nga Ministri i Drejtësisë. I burgosuri mund ta kundërshtojë atë në Gjykatën e Posaçme. Por kush janë 10 shqiptarët e rrezikshëm që ndodhen pas këtyre hekurave, të izoluar dhe pa asnjë kontakt. Shtatë prej tyre janë në Tiranë te “313”-ta dhe 3 të fundit në burgun e Peqinit.

LISTA;
Emiljano Shullazi
Eldi Çala
Klement Çala
Redjan Rraja
Viktor Ymeri
Fatmir Pjetri
Arbër Çekaj
Aleksander Llanaj
Arbjon Aliko
Genci Balla

NDËSHKIMI
Ky regjim i posaçëm ka për qëllim parandalimin e krimeve si shmangien e kontakteve të këtyre të dënuarve me organizata kriminale. Regjimi kufizon disa të drejta të burgosurit apo paraburgosurit si më poshtë:

Lejohet takimi vetëm me familjarët (paralindurit, të paslindurit, bashkëshortët dhe bashkëjetuesit) dhe takimi do të bëhet në ambiente të përcaktuara. Për të burgosurit jashtë këtij regjimi lejohet takimi dhe me persona të tjerë.

Në rast se i burgosuri nuk kryen takime me familjarët, ka të drejtë të ketë bisedë telefonike deri në 10 minuta një herë në muaj. Për të burgosurit e tjerë lejohet të kenë bisedë telefonike deri në 8 herë në muaj pa një kohëzgjatje të përcaktuar.

Ndalohet përdorimi i sendeve apo parave që i burgosuri mund të marrë nga jashtë.

Reduktimi i qëndrimit në ajrim deri në 2 orë. Të burgosurit e tjerë e kanë të paktën dy orë ose më shumë kohën e ajrimit.

Ndalohen të marrin pjesë në sindikatat apo organe të tjera përfaqësuesish për të burgosurit. Të burgosurit e tjerë kanë të drejtë të organizojnë dhe marrin pjesë në organizata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit