Deputetja e PD-së, Ina Zhupa përmes një postimi në Facebook ka bërë me dije se nesër, 12 korrik do të shqyrtohet në Komisionin e Ekonomisë, dekreti i Presidentit Ilir Meta për kthimin e marrëveshjes për administrimin e Parkut të Butrintit.
Zhupa thotë se me të njëjtën shpejtësi, mund të kërkohet dhe votimi në Kuvend. Deputetja demokrate shprehet se shpejtësia tregon që nuk kanë marrë parasysh asnjë nga shkeljet kushtetuese të paraqitura në dekretin e Presidentit Ilir Meta.
Postimi i Ina Zhupës:
Beteja e rradhës për koncensionin e Butrintit, nesër në orën 10:00 në komisionin e ekonomisë. Siç e kanë bërë zakon vazhdojnë me paligjshmëri dhe shkelje kur trajtojnë konçensionin e Butrintit.
Në kalendarin e punimeve 11- 29 korrik që kemi marr në emaile si deputet, nuk ka qene e parashikuar per keto 3 jave shqyrtimi i dekretit të presidentit.
Me urdhër nga lart kanë lajmëruar deputetët e komisionit të ekonomisë që mbledhja do zhvillohet nesër 12 korrik.
Me të njëjtën filozofi nuk do çuditesha sikur ta fusin pa rradhë edhe të enjten në seancë plenare për ta kaluar konçensionin sa më shpejt.
Shpejtësia tregon që nuk kanë marr parasysh asnjë nga shkeljet kushtetuese, ligjore që paraqet dekreti i presidentit.
Paligjshmëria, rreziku për identitetin kombëtar, tjetërsimi historisë, janë shtyllat kryesore ku mbahet ky koncension.