Ditën e sotme është përcjellë për në banesën e fundit Besnik Veliaj. 28-vjeçari dje gjeti vdekjen nga asfiksia pasi ra në pus në fshatin Lofkënd në Mallakastër.
Ai së bashku me shokun e tij Bledar Bregu, u futën për të pastruar një pus uji, por që fatkeqësisht mbetën të asfiksuar.
Edhe pse u transportuan për në spitalin e Fierit, Veliaj nuk mundi të mbijetonte, shoku i tij Bledar Bregu vazhdon të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.
Probleme shëndetësore nga asfiksia pati edhe zjarrfikësi Albens Zotaj, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore është në gjendje të mirë shëndetësore.