Një “gangster” shqiptar që drejtonte një fabrikë kanabisi brenda një ndërtese të rrënuar është burgosur në Angli dhe paralajmëruar se mund të deportohej në atdhepas vuajtjes së dënimit me burg.
Bëhet fjalë për 26-vjeçarin Jorgen Bami, i cili është arrestuar, duke u fshehur në ferra jashtë një ndërtese të njohur si Citadel në rrugën Snatchwood në zonën Abersychan të Pontypool.
Fillimisht ai ka pretenduar se ishte viktimë e skllavërisë moderne dhe se ishte kërcënuar se do t’i vrisnin familjen e tij në atdhe në Shqipëri.
Më vonë ai e braktisi këtë mbrojtje dhe nga provat e celularit rezultoi se Bami quhej ‘Boss’ dhe jepte këshilla kriminale për të tjerët.
Fabrika e kanabisit ishte vendosur brenda godinës së madhe të bardhë të braktisur, ku të gjitha dritaret ishin mbuluar dhe furnizimi me energji elektrike ishte anashkaluar.