-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat i fortë mes deputetëve: Peleshi veç gardës do mbrohet nga policia ushtarake

Kryesoret

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nuk do të mbrohet vetëm nga Garda e Republikës, por edhe Policia Ushtarake. Projektligji solli debate të forta sot në komisionin e Ligjeve, ku drafti kaloi për shqyrtim dhe miratim duke kaluar në parim vetëm me votat e shumicës.

Bëhet fjalë për ministrin e Mbrojtjes, duke qenë se jemi vend anëtar i NATO-s kemi menduar që shoqërimi i ministrit përveç gardës të bëhet edhe nga policia ushtarake” tha përfaqësuesi i Ministrisë së Mbrojtjes në komision.

Deputetja e PD-së, Dhurata Çupi sqaroi se përse është kundër. “Çfarë emergjence ka që sillni dhe vendosni në lëvizje legjislatorin për të ndryshuar këtë? Çfarë emergjence ka për të mbrojtur ministrin, ai shoqërohet me gardë, ka vite.

Ne e shikojmë në rrugë. Ligji thotë se do ta mbrojmë ministrin me ligj të veçantë. Është një ligj që investon kot, nuk i shërben të mirës publike. Degjeneron mbrojtjen e pronës shtetërore të pronës së ministrisë së Mbrojtjes. E gjithë lëvizja është për të mbrojtur ministrin me një ligj të veçantë që as presidenti nuk e ka” tha ajo.

Ish-kryeministri Pandeli Majko tha se kjo nuk do të thotë se Niko Peleshi do të mbrohet 24 orë me polici ushtarake. “Mbrojtja e ministrit, nuk do të mbrohet nga mëngjesi në darkë me polici ushtarake, por në situata të ngarkuara, por ju siguroj që Peleshi nuk krijon situata të ngarkuara” tha ai.

Gjithashtu projektligji i Ministrisë së Mbrojtjes parashikon edhe që zonat ushtarake nuk do të mbrohen më nga policia ushtarake, por do të kenë vetëm mbikëqyrje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit