-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Socialistët debat për drejtësinë e re! Gjiknuri: U bë “lëmsh”! Xhafaj: Ti e duartrokite

Kryesoret

Debati për miratimin e rezolutës për KLGJ-në me detyrat për vitin 2022 ka nxjerrë në pah pakënaqësitë që gëlojnë brenda PS-së në lidhje me reformën në drejtësi. Të paktën kjo është ajo që duket. Deputeti Fatmir Xhafaj ishte kritik me KLGJ-në për përmbushjen e objektivave.

Por, sekretari i përgjithshëm i PS-së, Damian Gjiknuri i kujtoi se ka qenë kryetar i komisionit të reformës në drejtësi dhe nuk e parashikoi “lëmshin” që u bë për plotësimin e institucioneve të reja.

Mbase disa nga gjërat që sugjeroi zoti Xhafaj mund t’i sillte më shkrim, mendoj se do të ishte më normale. Më shumë janë semantika, mënyra të interpretimit të fjalive, të cilat mund të kenë qëllim të njëjta por mbase kuptohen ndryshe.

Aq më tepër zoti Xhafaj është njohës i mirë, ka qenë drejtuesi kryesor i reformës në drejtësi dhe me “lëmshin” e institucioneve të krijuara që ne duhet ta kishim parashikuar, që kur krijohen shumë institucione do të krijohen edhe vështirësi” tha numri dy i socialistëve.

“Thumbi” ishte i qartë dhe Xhafaj nuk hezitoi të përgjigjej duke i kujtuar arkitekturën dhe votimin unanim dhe me duartrokitje në parlament. “Institucionet janë miratuar me 140 vota dhe me duartrokitje dhe të gjithë kanë rënë dakord për strukturën. E vetmja gjë që nuk kemi pasur është këshilli i lartë i prokurorisë. Nuk e kuptoj nëse e koklavitur KLP këtë arkitekturën apo jo?” iu përgjigj, Xhafaj, Gjiknurit.

Debati mes socialistëve nuk kaloi në heshtje nga demokratët duke shkaktuar të qeshura te Gazment Bardhi. Dhurata Çupi tha më tej se “këto janë konflikte të brendshme”. Por kryetarja e komisionit, Bushka ia ktheu duke i kujtuar gjendjen në PD. “Shihni hallin tuaj se ne nuk e ndajmë partinë në dysh”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit