-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kryemadhi:  Inceneratorët një skandal, në çdo vend tjetër do të kishte vepruar drejtësia

Kryesoret

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi gjatë një interviste për Zërin e Amerikës foli edhe për protestën e 7 korrikut.

Ajo theksoi se shqiptarët nuk ishin aty për parti politike por për interesat e veta persoanle.

“S’e mendoj se shqiptarët qytetarët e Tiranës atë ditë ishin për shkak të figurave politike në protestë. Për shkak të problematikave, çmimi i naftës, mungesa e arsimit, apo largimi i të rinjve dhe të rejave, i ka vendosur në panik shqiptarët. Goditja që i bëri opozita e kaluar duke shitur kauzat, është e vështirë për ta rikthyer. Çdo ditë shqiptarëve iu merren 80 mijë dollarë”, tha Kryemadhi.

Gjithashtu Kryemadho foli për inceneratorin e Tiranës, i cili sipas saj ka një vit nën hetim, dhe paratë u pagauan nga qeveria.

“Në çdo vend jo vetëm që do të kishte rënë shteti, por drejtësia do të kishte vepruar me shpejtësi. Hetimi për inceneratorin e Tiranës ka 1 vit dhe pasi u paguan paratë nga qeveria, SPAK veproi mbi këta inceneratorë. Për inceneratorin e Tiranës nuk do presim 30 vite që të mbarojë kontrata”

Pyetur në lidhje me Berishën dhe shpalljen e tij non-grata Kryemadhi tha se Berisha është në gjëndje ta sqarojë vetë ëtë gjë.

“Ai e ka nisur rrugën e vetë të sqarimit. LSI- është strukturë më vete por qëndresat për opozitarizmin në rast për rritjen e çmimeve, apo korrupsioni, sot na duhet unifikim dhe hapje të skenës politike për rikthimin e të rejave kudo ku janë. S’do i japim mundësi të rinjve për paratë e drogës”, përmbylli kryetarja e LSI-së.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit