-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bllokada ruse e drithit po i kushton shtrenjtë Ukrainës

Kryesoret

Teksa marina e Rusisë po vazhdon t’i bllokojë portet e Ukrainës në Detin e Zi, operacionet logjistike të dërgimit të drithit në Evropë po i kushtojnë miliarda dollarë industrisë bujqësore të Ukrainës.

Rrugët alternative të transportit nëpërmjet Rumanisë dhe Polonisë janë më të vështira dhe më të shtrenjta. Që drithi ukrainas të jetë konkurrent në treg, bujqit lokalë janë detyruar t’i ulin çmimet në mënyrë dramatike.

Ukraina po vazhdon të kërkojë zgjidhje për gati 20 milionë tonë grurë që po mbahet nëpër depo.

Ndërkohë, delegacionet ushtarake nga Rusia, Ukraina dhe Turqia do të takohen në Stamboll me përfaqësuesit e Kombeve të Bashkuara më 13 korrik për të diskutuar për eksportin e sigurt të drithërave ukrainase, që janë bllokuar për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit