-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Hasmëri, lidhje me politikanë dhe trafikim kokaine, si ndoqi djali gjurmët e Naser Kelmendit?

Kryesoret

Elvis Kelmendi, djali i bosit të drogë dhe njëkohësisht biznesmenit të fuqishëm Naser Kelmendi është arrestuar nga autoritet boshnjake për përfshirje në grupe kriminale.

Në fakt nuk është rastësi që i biri iu arrestua nga policia boshnjake pasi familja e Kelmendit njihet për krime të shumta dhe përfshirje në rrjetin më të madh të trafikut të kokainës dhe heroinës.

Kush është Elvis Kelmendi dhe si vazhdoi rrugën e të atit?

Elvis Kelmendi është i dënuar nga gjyqësia në Kosovë për vrasje në tentativë të një boshnjaku në Sarajevë.

Kelmendi pranoi fajësinë pasi një prokuror i EULEX-it ia kishte ndryshuar cilësimin juridik veprës nga vrasje e rëndë në tentativë që është e dënueshme minimumi 10 vjet burgim, në vrasje në tentativë.

Elvis Kelmendi ishte shfaqur në publik në vitin 2019, ku përmes një video inçizimi kishte kërcënuar Demë Elshanin, me familjen e të cilit janë në hasmëri që 21 vite. Elvis Kelmendi ishte vënë në listën e zezë të SHBA-së si trafikant i drogës, së bashku me babanë e tij Naser Kelmendin dhe vëllezërit Besnikun dhe Liridonin.

Ata janë futur në listën e zezë të SHBA-ve nga vetë Barak Obama, por Naseri ka pasur influencë në disa nga politikanët më të njohur të Ballkanit.

Për Malin e Zi, Kelmendi ka thënë vetë se e konsideron si atdhe të dytë. Ai nuk e ka fshehur se ka ndihmuar financiarisht referendumin për pavarësinë e këtij vendi në vitin 2006.

Fushatën e kam ndihmuar me pak para. E kam bërë me dëshirë. Kur ka qenë lufta në Kosovë, shqiptarët e Kosovës janë pritur shumë mirë në Mal të Zi dhe për këtë kam ndjerë obligim ndaj Malit të Zi, si moral ashtu edhe material”, ka deklaruar kohë më parë Kelmendi.

Që nga viti 2009, mediat kanë shkruar hapur se Kelmendi është njëri nga tregtarët më të mëdhenj të drogës në Ballkan, por ai vetë e ka mohuar fuqishëm.

Kurrë në jetë nuk jam marrë me drogë dhe as që më ka interesuar”, ka thënë Kelmendi në njërën nga intervistat e rralla që ka dhënë.

Policia e Serbisë e ka cilësuar si organizator dhe financues kryesor të trafikut të heroinës, që nga Turqia dhe Shqipëria arrin në Pejë dhe më pastaj, përmes Rozhajës, në Novi Pazar dhe nga aty në Evropën Perëndimore. Kelmendin me Serbinë e ka lidhur edhe një pasion, për të cilin ka folur hapur.

Shërbimet policore të Perëndimit thonë se ato kontrollojnë krimin në Ballkan, por edhe në Itali, Zvicër dhe Gjermani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit