Një 30-vjeçar shqiptar është dënuar me 3 vjet burg në Belgjikë pasi u kap duke drejtuar një plantacion kanabisi.
I riu u arrestua në mars të vitit të kaluar, pasi policia hapi hetimet për ‘shtëpinë e barit’ që dyshohej se po kultivohej lëndë narkotike.
Policia mbajti nën vëzhgim ambientin përreth duke vendosur edhe përgjim ambiental ndërsa më pas kreu aksionin duke zbuluar edhe plantacionin e kanabisit me 842 bimë.
Shqiptari i kishte vendosur bimët e kanabisit në tre dhoma. Gjatë hetimeve shqiptari është përpjekur të mashtrojë prokurorin duke thënë se ishte i vetmi përgjegjës për plantacionin, por në gjykatë ai pranoi se kishte vepruar në emër të të tjerëve.