Emiljano Shullazi është rikthyer sërish në qeli pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në të dy krahët e tij.
Mësohet se Shullazi është rikthyer në regjimin 41-bis në ambientet e burgut “Jordan Misja”.
Transferimi i tij nga spitali i burgut në qeli është bërë nën masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave RENEA dhe Policisë së Shtetit.
Shullazi iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale dy ditë më parë në të dy krahët e tij. Ky është operacioni i dytë, pasi të parin, Shullazi e ka kryer në vitin 2017 në një spital privat.
Rreth orës 17:25, Shullazi është transferuar nga ambientet e Q.S.B ku ndodhej për mjekim prej datës 18.03.2022.
Lëvizja e tij u krye në masa të rrepta sigurie nën shoqërimin e Forcave Operacionale të DPB, Renea dhe Policisë së Shtetit.
Procedura e transferimit është kryer pa asnjë incident.
Kujtojmë se dy ditë më parë, Shullazi iu nënshtrua një operacioni në dy krahët.