-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Evropa i kthehet qymyrit, zyrtari amerikan: Ja sa do të zgjasë kriza

Kryesoret

John Kerry, i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Klimën është shprehur se lufta e në Ukrainë po detyron vendet e BE-së që të rikthejnë përdorimin e qymyrit.

Ai ka shtuar se kjo do të jetë një situatë e përkohshme dhe se vendet duhet ta bëjnë këtë gjë për të ulur përdorimin e gazit rus.

Gjermania, Italia, Austria dhe Holanda kanë sinjalizuar se termocentralet me qymyr mund ta ndihmojnë kontinentin që ta tejkalojë krizën, teksa çmimet e gazit janë rritur, duke shtyrë qeveritë që të rikthejnë masat emergjente për të ruajtur burimet e energjisë.

“Lufta ka krijuar, siç ndodh gjithmonë, disa kompromise shumë të vështira… Mund të ndodhë që për të mbajtur ekonominë dhe për të ruajtur stabilitetin politik do të detyroheni që përkohësisht të përdorni qymyrin, teksa po ndërtoni burimet për energjinë e ripërtërishme”, tha Kerry.

Qymyri ka më shumë karbon sesa gazi natyror, dhe rikthimi i përdorimit të qymyrit do të shkaktojë më shumë ndotje.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit