-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inceneratorët, Këlliçi: Nëse SPAK i shkon deri në gjysmë hetimit, Veliaj bie në pranga

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi ka reaguar sërish në lidhje me aferën e inceneratorëve, ku është shprehur se nëse SPAK i shkon deri në gjysmë hetimit të nisur, në pranga bie direkt Erion Veliaj.

“E kam thënë dhe e rithem: Nëse SPAK ka këllqe t’i shkojë deri në gjysëm hetimit të inceneratorëve, në pranga bie direkt Erion Veliaj.

Merita Hajdari ishte emri i rradhës që u përdor nga bosët e inceneratorëve. Një e moshuar që mbijeton duke mbledhur kanoçe e duke punuar në të zezë.

Çdo ditë po publikohen fakte tronditëse që po i heqin maskën këtij pushteti kleptokratik. Skema e inceneratorëve është këmbanë alarmi për “drejtësinë e re”. Është një test për SPAK-un dhe gjithë organet ligjzbatuese.

Përse nuk thirret kryebashkiaku i Tiranës për të dëshmuar? Përse “drejtësia” ndjek dy standarde? Përse inceneratori i Tiranës nuk është konfiskuar akoma? Këto pyetje dhe shumë të tjera presin përgjigje nga organet e sipërpërmendura.

Fakte të reja do të dalin në dritë. Shqipëria ka nevojë për drejtësi reale dhe të barabartë, për ndarje pushtetesh dhe sundim të ligjit.

Zgjohu SPAK!, shkruan Këlliçi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit