Policia greke arreston dy nga vrasesit e Komisar Artan Cukut. Jane arrestuar nje shqiptar 42 vjec dhe nje 38 vjec.
Operacioni i policise greke ne Glifadha, Athine. Ata akuzohen si te perfshire ne nje ngjarje ne 22 janar 2022 ne Voula, ku gjate nje konflikti per larje hesapesh mes dy grupeve shqiptaresh jashte nje furre buke ne rrugen “Ermou”, u plagosen me arme 3 persona, ndersa 2 te tjere me sende te forta. Pas disa muaj hetimesh jane identifikuar 3 nga autoret, dy prej te cileve rezultojne te kerkuar ne Shqiperi per vrasjen e policit ndersa nje tjeter rezulton ne burg per krime te tjera.
Mesohet se nje prej tre te identifikuarve si autore, rezulton i mbrojtur nga nje nga avokatet me me emer ne Greqi. Policia ben me dije se ne ngjarjen ne Voula moren pjese 6 persona. 4 mberriten ne vendngjarje me nje fuoristrade me targa bullgare dhe nje mjet tjeter ndersa dy te tjere ndodheshin jashte furres se bukes.