Një kufomë është gjendur këtë të mërkurë në grykëderdhje të lumit Seman.
Policia njofton se viktima është një 40-vjeçar dhe deri tani nuk janë konstatuar shenja dhune.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:00, në plazhin e fshatit Ndërnënas, Fier, në breg të detit, është gjetur i pajetë, dyshohet i mbytur, një shtetas rreth 40 vjeç. Nga këqyrja paraprake e viktimës, nuk dallohen shenja dhune. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e viktimës.