Një aksident i rëndë është regjistrua në Lamias – Livadeia, ku për pasojë kanë humbur jetën dy vëllezër shqiptarë.
Drejtuesi i mjetit ishte 30-vjeçar dhe pasagjeri i makinës ishte vëllai i tij 27-vjeçar.
Gjithçka ka ndodhur mbrëmjen e djeshme pak para orës 12 kur mjeti me pesë pasagjerë humbi kontrollin dhe u përplas me kangjellat e hekurit. Për shkak të shpejtësisë së madhe, drejtuesi 30-vjeçar nuk ka mundur të mbajë mjetin dhe nga përplasja është hedhur në lumin Erkyna .
Si pasojë, dy vëllezërit mbetën të plagosur për vdekje dhe tre personat e tjerë që udhëtonin në mjet, një 31-vjeçar me origjinë shqiptare , një 29- vjeçar grek dhe një 22-vjeçar gjithashtu grek , u plagosën rëndë .